Një varkë e re e gjitha elektrike që gjithashtu ka dhe stabilizatorë për një udhëtim sa më të qetë u prezantua në panairin e varkave në Venecia.
Varka e quajtur “Candela C-7” ishte një nga krijimet më të shumëpritura të këtij eventi të veçantë që do të qëndrojë i hapur deri në 6 qershor.
Kjo varkë mundet të ulë fërkimin me sipërfaqen e ujit me 80% duke u ngritur me anë të hidrofilëve të saj që janë plotësisht elektrikë.
Çmimi i varkë arrin deri në 200 mijë euro dhe pritet të konkurrojë të gjithë rivalët e saj me karburant të djegshëm.