Opozita Vasili vazhdon të bëjë opozitë nga… Facebook-u

Vasili vazhdon të bëjë opozitë nga… Facebook-u

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sërish në Facebook për situatën e zjarreve, mungesës së energjisë dhe të ujit.

“Dikush duhet t’i shpjegoje këtij kryeministri që e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë e këtij vendi, sepse kushtetuta nuk e njeh Facebook-un e tij veror si qeveri”, shkruan Vasili si për ironi po nga Facebook-u.

Megjithë katastrofën e zjarreve në gjithë Shqipërinë, mbytjet që vazhdojnë në plazhet tona- ku edhe dje në Vlorë pati një tjetër rast fatkeq e ku kurrkush nuk e ndihmoi, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si ankth i përditshëm i mijëra pushuesve, në asnjë rast nuk pamë as qeveri e as qeverisje që të mblidhej, të vendoste, të zgjidhte dhe t’u printe punëve në këto ditë halli” shkruan Vasili duke iu kujtuar “Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t’i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka.”

Duke e quajtur Ramën “kryeministër shkollë pak” Vasili thotë se “nuk ia thotë hiç nga kushtetuta, pasi kushtetutë ka dënglat ne erë dhe hallin që nuk ta zgjidh, por ta lë na derë.”

Vasili është i vetmi nga LSI që po tenton të bëjë opozitë në këto ditë të nxehta gushti.

Edhe pse LSI-ja pati premtuar opozitë të fortë, për momentin duket se po shijojnë pushimet dhe kanë lënë Vasilin ta bëjë opozitën nga …Facebook-u.