Një tjetër lëkundje tërmeti u regjistrua sonte.
Epiqendra ishte në detin Adriatik me magnitudë 3.5 dhe me thellësi 60 km.
Sizmologët kanë thënë se këto pasgoditje janë normale dhe se nuk është nevoja për alarmim.
“Është proces normal, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Janë lëkundje që nuk shkaktojnë dëmtime, përveçse në godinat që tashmë janë dëmtuar”, ka thënë sizmologu Rrapo Ormeni.