Një 31-vjeçar i akuzuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” është arrestuar nga policia në Tiranë.
Uniformat Blu gjatë kontrollit në banesën e të riut, ka gjetur në dollapin e kuzhinës disa vazo të mbushura me boçe kanabisi, të cilat kapin në total peshën 2.1 kg.
Gjatë operacionit u sekuestruan edhe materiale që shërbejnë për paketimin e lëndës narkotike dhe përgatitjen për shije.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Distributed”.
Gjatë këtij operacioni u arrestua shtetasi H. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2.1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, qese farmaceutike për paketimin e saj, një palë gërshërë, bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal të shitjes së lëndës narkotike dhe një aparat celular”, njofton policia.