Prindërit e Brian Spahiut, 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje dentare, kanë kërkuar përjashtimin e Alma Felaj si prokurore që po heton veprimet e mjekut Roland Xhaxho.
Këtë hënë, ata kanë pasur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, ku i kanë paraqitur edhe dokumente mes të cilave pretendojnë se prokurorja nuk ka kryer veprime të plota hetimore.
Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet e një inspektimi që është bërë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.