Aktualitet Vdekja e 24-vjeçarit në gurore në Vlorë, arrestohet drejtuesi teknik

Vdekja e 24-vjeçarit në gurore në Vlorë, arrestohet drejtuesi teknik

Gurorja në fshatin Brataj, Vlorë

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Brataj të Vlorës ku humbi jetën një 24-vjeçar pasi gjatë punimeve me skrep u dëmtua nga gurët, është arrestuar drejtuesi teknik i gurores.

Policia njofton se 34-vjeçari me iniciale E.B. dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në këtë gurore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtje në punë”.