Spitali Universitar i Traumës ka njoftuar se Laer Kurti ka shkuar atje pa shenja jete.
“Në raste të tilla spitali Universitar i Traumës njofton Morgun Tiranë dhe më pas procedura për ekspertizën mjekoligjore ndiqet prej tyre,” – thuhej në njoftim.
32-vjeçari humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët e Komisariatit nr.3. Ai nuk ju bind urdhrit për të ndaluar dhe u kap në rrugën “Don Bosko”.
Sipas policisë, gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, i riu ndërroi jetë në spital.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.