Politika Vdekja e 60-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes pasi i hoqën asistencën, Koreshi:...

Vdekja e 60-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes pasi i hoqën asistencën, Koreshi: Mjerim, a mund të ketë Vit të Ri pas kësaj?

Pas lajmit të rëndë ku një 58-vjeçare humbi jetën në ambientet e Bashkisë së Lushnjes pas debatit të ashpër që ka pasur me punonjësit pasi i kishin hequr asistencës, si dhe takimit me kryebashkiaken, ka reaguar deputeti demokrat Saimir Korreshi.

Deputeti i Lushnjes ka ngushëlluar familjarët e të ndjerës, ndërsa shprehet se kjo është “kartolina” më e shëmtuar në këtë prag Viti të Ri.

“A mund te kete me vit te ri pas kesaj ?? A ka kartoline me te shemtuar se kjo?? Trishtim! Sado ta zbukuroni qytetin ky eshte realiteti. Shikoni neper dyqane artikulli qe eshte shitur me shume jane kofshat e pules ato qe kushtojne 300 leke kilogrami. Nuk kane mundesi te blejne gjel deti e ta festojne tradicionalisht. Kjo eshte panorama e qeverisjes.

Mjerim! Familje pafund ne nevoje qe jane drejtuar deshperimishte ne dyert e bamirseve privat qe edhe kete jeni munduar me fotot tuaja ta shtetezoni. Dyer shteterore te mbyllura! Arroganc! Ngushellime familjes se te ndjerës”, shkruan ai.