Një shkencëtar i njohur rus që po punonte për një vaksinë kundër Covid-19 është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta në Shën Petersburg.
Biologu Alexander ‘Sasha’ Kagansky, 45 vjeç, i njohur kryesisht për punën e tij në luftën kundër kancerit, u raportua se ka rënë nga një dritare e katit të 14-të, i veshur me të brendshme. Ai gjithashtu kishte një plagë me thikë në trupin e tij, sipas gazetës Moskovsky Komsomolets (MK).
Komiteti Rus i Hetimeve ka hapur një hetim për vdekjen e Dr.Kaganksy dhe deri tani një 45 vjeçar, i dyshuar si autori i ngjarjes është ndaluar.
I dyshuari, i cili thuhet se është një mik i Dr.Kaganksy, ka pohuar se biologu ishte në një gjendje të paqëndrueshme mendore para vdekjes dhe u plagos vete me thikë, raporton Bild.
Ai pretendoi se biologu u hodh nga ballkoni kur ai u përpoq t’i merrte thikën.
Dr Kagansky punonte si Drejtor i Qendrës për Mjekësi Gjenomike dhe Rigjeneruese në Universitetin Federal Lindor të Rusisë në Vladivostok, ku vazhdonte bashkëpunimin kërkimor me universitetin Skocez.
Moskovsky Komsomolets (MK), njoftoi se akademiku kishte ‘zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit’ dhe se ai vdiq ‘në rrethana të çuditshme’.