Një mjek i spitalit të Elbasanit është proceduar penalisht, lidhur me vdekjen e një fëmije 3-vjeçar i cili shkoi i sëmurë.
Policia në një njoftim për mediat, bën me dije se është proceduar mjeku me iniciale G.A., 47-vjeç dhe akuzohet se ka neglizhuar trajtimin mjekësor për fëmijën.
Tashmë po hetohet nëse mjeku ka neglizhuar trajtimin mjekësor apo vdekja ka ardhur nga shkaqe të tjera.