Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 42-vjeçareje shqiptare ka ndodhur në Itali.
Aksidenti ka ndodhur në Villafranca, ku e reja u përplas nga një shofer fillestar, i cili ishte duke mësuar makinë.
Sipas mediave italiane, viktima e aksidentit është shqiptarja Edmonda Boka, e cila sapo zbriti nga makina e saj, kur u përplas nga një mjet tjetër që drejtohej nga një 18-vjeçar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca së bashku me një helikopter, por nuk kanë mundur të mbajnë në jetë shqiptaren.
Mjeku që ndodhej në bordin e helikopterit vetëm sa konfirmoi se vajza kishte ndërruar jetë, si pasojë e përplasjes së fortë.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën shqiptares, ndërkohë që është ndaluar përkohësisht shoferi që shkaktoi tragjedinë për familjen Bokës.