Është shuar dje në moshën 74-vjeçare aktorja e famshme turke me prejardhje shqiptare, Ayşen Gruda.
Aktorja, e cila ka lindur më 22 gusht 1944 në Stamboll nga një familje shqiptare, është konsideruar si ikona e filmave dhe serialeve në Turqi.
Aysen ndërroi jetë si pasojë e kancerit në pankreas. Lajmi është konfirmuar nga spitali ku ishte e shtruar aktorja.
Ajo njihet për rolet e saj në shumë filma, konkretisht mbi 100, duke përfshirë: “Tosun Pasha”, “Sut Kardesler”, “Gulen Gozler”, “Sabanoglu Saban”, “Hababam Sınıfı” dhe “Neseli Gunler”.