Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë arrestuar nga policia e Spanjës, pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Valencia.
I riu ka humbur jetën pas tentativës për t’i shpëtuar policisë, teksa ra nga çatia e një magazine në një fermë industriale, e cila përdorej për kultivimin e marijuanës, shkruan media spanjolle Levante.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku shqiptarët po tentonin të merrnin sasinë e marijuanës.
Pas arrestimit të tyre, ekipi mjekësor tha se vdekja e 25-vjeçarit shqiptar u shkaktua si pasojë e një goditjeje të fortë në kokë.
Policia zbuloi më shumë se 700 bimë narkotike marijuana të faza të ndryshme të rritjes, në një anije pranë fermës, të cilat u sekuestruan.