Aktualitet Vdes në burg në Hungari ish drejtori socialist në Korçë

Vdes në burg në Hungari ish drejtori socialist në Korçë

Ish drejtori i Mjedisit në qytetin e Korçës ka ndërruar jetë në një burg të Hungarisë, raportojnë mediat.

Çela u arrestua disa muaj më parë me akuzën e trafikimit të klandestivëne sirianë. Ai ka ndërruar jetë sot në burgun hungarez për shkaqe që nuk dihen ende. Dyshohet që Çela të jetë vetëvrarë duke varur veten në qeli, por nuk përjashtohet as pista e vrasjes.

I njohur edhe si Dash Çela, ai ka qenë një figurë e rëndësishme e PS-së në Korçë dhe Pogradec ku ishte dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.

Pasi u shkarkua nga detyra gjatë qeversë Berisha në vitin 2011 me akuzën e fshejhes së pasurisë, në vitin 2013 ai u emërua drejtor me ardhjene PS-së në pushtet si dhe mundi të hynte në këshillin bashkiak të Pogradecit në 2015-ën.

Pritet që trupi i pajetë të transportohet në shtetin shqiptar për kryerjen e ceremonisë mortore në qytetin e Korçës.

ghrfyjktrfykyk6ykl.jpg