Edmond Batra alias (Edi) Mond Batra mësohet se humbur jetën në burgun e Peqinit.
Ai vuante dënimin me burgim të përjetshëm për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në 2014 në Shkodër.
Në atë kohë, Batra vrau me armë zjarri kambistin Lulash Kroni dhe muzikantin Marian Trepçi, gjatë një tentative grabitjeje.
Batra ndodhej në ajrim kur nuk është ndjerë mirë. Dyshimet paraprake janë se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.