Ylli televiziv i BBC, Mya-Lecia Naylor ka vdekur papritur në moshën 16 vjeçare.
Shkaku i vdekjes së aktores dhe modeles nuk dihet ende.
Ajo vdiq më 7 prill, por lajmi është raportuar vetëm sot.
Agjencia e saj, A&J Management, tha se ngjarja ndodhi pasi Naylor u rrëzua, duke mospërcaktuar qartë se çfarë kishte ndodhur.
Alice Webb, drejtoresha e BBC Children, tha se lajmi i vdekjes së saj e la ekipin të tronditur dhe tmerrësisht të trishtuar.
Roli i parë i Mya-Lecia ishte në “Absolutely Fabulous” kur ishte vetëm 1 vjeç.
Ajo u shfaq gjithashtu në ekran së bashku me yjet e Hollywood Tom Hanks dhe Halle Berry në filmin “Atlas Cloud”.
Naylor luajti së bashku me Emily Atack, Fleur East dhe Tess Daly në shfaqjen CBBC Almost Never.