Sport Vdes në moshën 63-vjeçare legjenda e Gjermanisë, Bayern dhe Interit

Vdes në moshën 63-vjeçare legjenda e Gjermanisë, Bayern dhe Interit

Ish-ylli i Bayern Munchen, Interit dhe kombëtares së Gjermanisë, ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës pas një arresti kardiak.

Brehme, përveçse si lojtar ka qenë edhe trajner futbolli, u bë legjendë edhe për golin e fitores  për Gjermaninë në finale e Kupës së Botës 1990 kundër Argjentinës me një goditje dënimi në minutën e 85-të.

Ai ka luajtur si një mbrojtës i majtë, i cili i ishte i aftë të luante në të gjithë linjën, ndërsa spikaste për aftësitë e tij krosuese, goditje e lira dhe penalltitë.

Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, ai nisi karrierën si trajner dhe klubi i parë që do të drejtonte ishte pikërisht ai që nisi karrierën, FC Kaiserslautern. Aty do të qëndronte për dy vite, ku më pas u shkarkua pasi ekipi rrezikoi rrëzimin nga kategoria.

Më pas ai mori drejtimin e Unterhaching, kur do të lirohej nga detyra në vitin 2005.

Në fillim të këtij viti, ai u prek thellë nga vdekja e mikut dhe mentorit të tij Franz Beckenbauer.

Brehme ka lënë pas partneren e tij Susanne Schaefer dhe dy djem të rritur nga martesa me Pilarin.