Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko.
Mësohet se redaktorja e filmave është ndarë nga jeta pas një luftës me një sëmundje të rëndë.
Atalanta Pasko ka lindur më 23 Prill 1951 në Tiranë. Pasko ishte redaktore filmash, e njohur për veprat: Nusja dhe shtetrrethimi (1978), Gjeneral gramafoni (1978) dhe Në fillim të verës (1975).
Familja e saj ka origjinën nga Arta e Çamërisë.
Ne vitin 1970, fillon punë në Kinostudio “Shqipëria e Re” në sektorin e montazhit. Pas një specializimi të shkurtër, montoi filmat e parë dokumentare “Dhuruesit e jetës” dhe “Higjiene” të dy me regji te Mit’hat Fagut.
U dallua që në fillim për inteligjencë dhe përparim të shpejtë. Kryen paralelisht me korrespondence studimet e larta për gjuhe-letërsi duke përvetësuar gjuhën frënge dhe italiane. Filmi i parë artistik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Ne fillim të verës” (1975), i cili fitoi Çmimin e parë në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar.
Më pas ajo kryen montazhin e mbi 20 filmave artistike që dallohen për një montim funksional dhe cilësi të larte: “Gjeneral gramafoni” (1978); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Radiostacioni” (1979); “Apasionata” (1983) për të cilën u nderua me çmim për komponentët në Festivalin e 6-shte të Filmit Artistik Shqiptar në tetor 1985; “Fushe e blertë, fushë e kuqe (1984); “Treni niset në shtate pa pesë” (1989); “Shpella e pirateve” (1991) etj.
Për montimin e filmit vizatimore “Lisi” u nderua me një çmim të veçantë. Në vitet 90-91 mori pjesë në proceset demokratike dhe bëri disa shkrime në organet e ndryshme të shtypit demokratik.
Në vitin 1992 u transferua në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, fillimisht si përkthyese, dhe pas një viti si drejtoreshë e lajmeve të jashtme.