Kryesore “Vdes Nexhmije Hoxha”, gafa e rëndë e portaleve (FOTO)

“Vdes Nexhmije Hoxha”, gafa e rëndë e portaleve (FOTO)

Shpejtësia e botimit të lajmit për të marrë ca klikime më shumë ka lënë sot “viktima” disa portale.

Kështu disa portale sot e kanë futur në “varr” të gjallë Nexhmije Hoxhën.

 

 

Lajmi u përgënjeshtrua për Report Tv nga Teuta Hoxha, nusja e djalit të Nexhmijes e cila tha se 96-vjeçarja gëzon shëndet të plotë. “Nexhmija është gjallë dhe gëzon shëndet. Lajmet e përhapura për vdekjen e saj janë të pavërteta”, tha Teuta Hoxha.