Një 32-vjeçar nga Belshi ka ndërruar jetë nga koronavirusi ditën e sotme.
Viktima është Alban Hidri, baba i një fëmije 2 vjeç.
Hidri ishte i shtruar prej një jave në Sanatorium, por virusi kishte përparuar duke mos i lënë asnjë mundësi mjekëve.
Mësohet se i riu kishte patur më parë prindërit me koronavirus dhe i shoqëronte për në spital, ku dyshohet se është infektuar edhe vetë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i PD-së së Belshit, Bedri Qypi pasi Hidri ishte sekretar i kësaj partie për fshatin Rrasë.
Ai është një ndër viktimat më të reja të koronavirusit në Shqipëri. Hidri nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.