Veterani i luftës dhe heroi i mbledhjes së fondeve Kapiteni Sir Tom Moore ka humbur jetën në moshën 100-vjeçare pasi u shtrua në spital me koronavirus.
Moore arriti të mbledhë një sasi rekord prej 38 milionë dollarësh, të cilat shkuan për sistemin kombëtar britanik të shëndetësisë, për të ndihmuar në luftën ndaj pandemisë.
Kapiteni arriti të kryejë 100 xhiro përqark oborrit të banesës me ndihmën e një karroce. E gjitha nisi si një sfidë modeste për të grumbulluar 1000 paund. Brenda 24 orëve nisma e Tom u bë aq popullore sa, shifra prej 1000 paundësh që synohej të mblidhej, u tejkalua menjëherë.
Veterani dhe fraza e tij optimiste “nesër do të jetë një ditë e mirë” u pëlqye nga të rinjtë dhe të moshuarit, nga e gjithë bota.
Në muajin korrik, ish-ushtaraku takoi mbretëreshën Elisabeth dhe u dekorua për arritjet e tij të pabesueshme gjatë periudhës së koronavirusit.