Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë konfirmon zyrtarisht se viktima është 66-vjeçari nga Lushnja.
Pacienti, i prekur nga virusi COVID-19, ishte i shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv dhe gjendja e tij ishte tepër e rëndë.
Autoritetet shëndetësore thonë se 66-vjeçari mbahej në reanimacion me respirim të drejtuar. Pacienti vuante nga disa sëmundje të tjera, si insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.
Javën e kaluar ndërroi jetë edhe gruaja 73-vjeçare nga Durrësi, si pasojë e koronavirusit COVID-19. Ajo vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, të tilla si insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass. Koronavirusi rëndoi gjendjen e saj shëndetësore.
Ndërkohë, në vendin tonë numri i personave të infektuar me koronavirus është 55, duke përfshirë edhe dy pacientët që kanë humbur jetën.