“Mendoja që gjithçka ishte e rreme, por nuk qenka kështu, gabova”. Këto janë fjalët e fundit të një pacienti që ka vdekur për shkak të Covid-19, që ia ka thënë një infermiereje të Methodist Hospital që gjendet në Teksas.
Burri kishte marrë pjesë në një Covid party, të organizuar nga persona që kishin kontaktuar virusin: objektivi i këtyre festave ishte ai për të mbledhur njerëz për të kuptuar nëse kërcënimi Covid është i vërtetë nëse dikush infektohet.
PEOPLE ARE ATTENDING COVID PARTIES.
We saw it with Carsyn Davis, 17 yo in Florida died after Church youth gathering.
Pt in 30s in San Antonio dies at Methodist Hosp after attending “covid party”
Listen to Dr. Jane Appleby explainhttps://t.co/f0St7xPym9 pic.twitter.com/2GYHxz5Swi
— rheuminate (@londyloo) July 11, 2020
Drama, e cila bazohet, për fat të keq, në besimin e gabuar se koronavirusi është një mashtrim, u zhvillua në qarkun Bexar, afër San Antonio dhe Dr. Jane Appleby vendosi të flasë për të për të rritur ndërgjegjësimin midis njerëzve, në veçanti te të rinjtë.
“Virusi nuk bën diskriminim dhe askush nga ne nuk është i pathyeshëm. Unë nuk dua të ngre alarmin dhe ne thjesht po përpiqemi të ndajmë disa shembuj të botës reale për të ndihmuar komunitetin tonë të kuptojë se ky virus është shumë i rrezikshëm dhe mund të përhapet lehtësisht.”