Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.
Nën siglën e PS, ai ka drejtuar për 3 mandate Bashkinë e Elbasanit, nga viti 2007 deri në vitin 2019.
Sejdini ka qenë një prej politikanëve më të rëndësishëm në kampin e majtë.