Bota Vdes Rafael Eitan, legjenda Mosad-it: Si e kapi nazistin Adolf Eichmann

Vdes Rafael Eitan, legjenda Mosad-it: Si e kapi nazistin Adolf Eichmann

Ekziston vetëm një nazist i gjykuar nga hebrenjtë në Izrael dhe ky është Adolf Eichmann.

Dhe njeriu që bëri të mundur kapjen e tij në Argjentinë në vitet ’60, në vendin pra ku u vendosën shumë ish-nazistë, ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare.

Ai është Rafael Eitan, i thirrur ndryshe si “Rafi”, i cili ishte një agjent sekret izraelit që bëri të mundur kapjen dhe sjelljen në Izrael të Eichmann-it.

I lindur në vitin 1926 në Ein Harodit (Palestinë), Eitan u bë agjent i shërbimeve të inteligjencës së  Mosadit në vitet ‘50.

Aty ai përparoi në karrierë duke u bërë një nga komandot kryesore. Në vitin 1960 ai e udhëhoqi ekipin e Mossad-it në Buenos Aires në organizimin e rrëmbimit të Adolf Eichmann dhe transferimin e tij në Izrael.

Gjatë aksionit dramatik, Eitan e kapin vetë Eichmann-in i cili jetonte nën emrin Rikardo Klement. Ai bëri të mundur futjen e ish-nazistit në makinë, duke e çuar në një vend të fshehtë ku lideri nazist rrëfeu më pas identitetin e tij.

Eichman u soll në gjyq në Izrael në vitin 1962 dhe u dënua me vdekje me varje për përfshirjen e tij në vrasjen e miliona hebrenjve.

Dhe ky ishte njëherësh dhe rasti i vetëm në historinë izraelite i ekzekutimin të një dënimi me vdekje.