Aktori Tony Sirico, i cili interpretoi gangsterin e dashur Paulie Walnuts në serialin popullor të HBO, “The Sopranos”, i përzgjedhur shpesh edhe në kastet e Woody Allen, u nda nga jeta të premten në moshën 79-vjeçare.
“Me dhimbje të thellë por krenari , dashuri të pamasë dhe kujtime të paçmuara familja e Gennaro Anthony Sirico iu informon për vdekjen e tij mëngjesin e 8 korrikut”, njoftoi në Facebook vëllai i aktorit, Robert Sirico, një prift Katolik. Shkaqet e vdekjes nuk u sqaruan.
Sirico kishte rol të rëndësishëm në serialin dramatik që nisi në 1999 dhe u bë një hit në epokën e prestigjit televiziv. Edhe pse ka pasur pjesë të vogla në 6 filma tër egjisorit Woody Allen nga viti 1994 deri në 2016-tën, Sirico nuk ishte shumë i njohur para interpretimit në serialin televiziv, ku ishte një kapo në familjen mafioze të kryesuar nga Tony Soprano.
Personazhi Paulie Walnuts ishte një kriminel me karakter të fortë, herë pas herë I sjellshëm dhe komik, por gjithmonë besnik ndaj bosit. I lindur në Brooklyn në 29 korrik të vitit 1942, Sirico kaloi 20 muaj në burg për akuzën e armëmbajtjes pa leje në fillim të viteve 70-të. Ai lë pas 2 fëmije dhe, siç tha i vëllai, një numër të madh mbesash, nipërish e stërnipërish. Aktorët e serialit përfshirë, Steven Van Zandt, udhëhoqën homazhet për të ne rrjetet sociale, duke e përshkruar një personalitet brenda dhe jashtë ekranit.