Bota Vdes ushtari i fundit i mbijetuar i çlirimit të Aushvicit

Vdes ushtari i fundit i mbijetuar i çlirimit të Aushvicit

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare ushtari i fundit i mbijetuar që mori pjesë në çlirimin e kampit nazist të vdekjes në Auschwitz.

Bëhet fjalë për David Dushman, një veteran i Ushtrisë së Kuqe Hebreje, i cili më vonë u bë një skermier olimpik, vdiq në Gjermani të shtunën.

Si një ushtar 21-vjeçar, ai përdori tankun e tij për të prerë gardhin elektrik të kampit në 27 janar të vitit 1945, duke ndihmuar në lirimin e të burgosurve.

Ai ishte një nga 69 burrat në divizionin e tij prej 12 000 trupash që i mbijetoi luftës, ndërsa pësoi dëmtime serioze gjatë konfliktit.

Komuniteti i Hebrenjve në Mynih dhe Bavari, ka thënë të dielën se Dushman ka vdekur në një spital në Mynih të shtunën.

“Secili dëshmitar i historisë që vdes, është humbje, mirëpo t’i themi lamtumirë David Dushmanit është dhimbje e veçantë”, tha Charlotte Knobloch, ish-udhëheqëse e Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani.