Kryesore Veliaj i nxjerr SMS-të private që shkëmbente gjatë mbledhjes, Tabaku: Përgjim i...

Veliaj i nxjerr SMS-të private që shkëmbente gjatë mbledhjes, Tabaku: Përgjim i turpshëm

Debati mes Erion Veliajt dhe Jorida Tabakut në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ka degraduar disa herë dhe ka dalë jashtë çështjeve që ky komision heton.

Veliaj në një moment ka nxjerrë një foto të printuar të mesazheve që po shkëmbente në celular gjatë mbledhjes kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, që sipas tij bëhet për të mos e lejuar atë të flasë.

Kryetarja e Komisionit, Tabaku e cilësoi të turpshëm këtë veprim dhe kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të kryetares së Kuvendit dhe Gardës pasi janë marrë pamje nga kamerat e sigurisë që ndodhen në sallën ku zhvillohet mbledhja. Por Veliaj tha se bisedat janë filmuar nga mediet.

Pjesë nga debati

Veliaj: Ju paskeni lënë nam kur ne paskemi qenë në seancë. Ju paskan çuar pyetje të gjithë suflerët se si të më bëni pyetje të më pengoni? Ka dalë në të gjitha portalet. A keni cipë? Se kjo ka dhe një lloj dinjiteti.

Tabaku: Se kuptova çfarë ka ndodhur? Keni marrë kamerat e Kuvendit? Keni marrë kamerat e Kuvendit që po xhirojnë celularët e deputetëve? Se nuk arrij ta kuptoj.

Veliaj: O Belind nuk është problem për ty vëlla se “Shtëpia e Lirisë” është në rregull. Është turp.

Tabaku: I bëj thirrje kryetares së Kuvendit, menjëherë të marrë masa Garda për kamerat që lexojnë celularët. Është e turpshme.

Veliaj: O Jorida mos qesh tani se keni lënë nam. Desada është shoqja jonë. Janë kamerat e gazetarëve.

Ej! Po goc “Samiu” dhe t’i çon pyetjet Desada, po s’të vjen turp? Ti japim zemër shefe Jorit.