Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas protestës në Teatrin Kombëtar, ku aktivistët morën godinën pas disa orë përplasje me policinë. I pranishëm në protestë ishte edhe kryeopozitari Lulzim Basha, ndërsa Veliaj ironizon kur thotë se “lajm i mirë që pas kaq vitesh teatër në politikë, Lulzim Basha shkon për herë të parë në Teatër.”
Veliaj thotë se Teatri Kombëtar në Shqipëri është tallash dhe nuk i ngjan ndonjë teatri në Holandë.
“S’besoj tallashi i ngjan ndonjë teatri në Holandë, ku më i fundit është Theatre de Stoep! Por si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish”, shkruan Veliaj.