Politika Veliaj me koronavirus, Rama: Ishallah s’ma ka lënë mua stafetën

Veliaj me koronavirus, Rama: Ishallah s’ma ka lënë mua stafetën

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë per inspektimin e disa projekteve kur komentoi me batutë edhe infektimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Para se të hynte në thertoren e familjes Mnela Rama kaloi tunelin e dezinfektimit si dhe iu mat temperatura.

Në këtë moment Rama u kërkoi punonjësve që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme ndërsa brenda të mbajnë maska.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama duke qeshur.