Gjykata e Shkodrës la në burg inspektorin e Gruemirës, Berhan Bajrakurti, i cili u arrestua të hënën pas publikimit të një videoje ku shfaqej duke kryer veprime intime.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, por mësohet se Bajrakurti ka deklaruar se nuk e dinte si u publikua videoja që e ka filmuar në shtëpinë e tij.
Por, jashtë gjykatës, vëllai Afrim Bajrakurti e quajti një video të montuar: “Videoja është e bërë nga mediat. Nuk ka drejtësi. Si u arrestoka një person pa prova e pa fakte? Nëse e ka bërë, mos të dalë më nga burgu, por nuk e ka bërë”.
Prej 4 ditësh policia po kërkon denoncuesen e videos dhe gruan që e akuzoi publikisht në një portal se polici i Malësisë së Madhe i kishte ngacmuar seksualisht të bijën 15-vjeçare si dhe faktin që as në këtë komisariat dhe as në atë të Shkodrës nuk ia kishin pranuar denoncimin për rastin.
Edhe në Gruemirë, banorë e mësues thonë se nuk janë në dijeni të identitetit të nxënëses që pretendohet se është ngacmuar./Tch