Vëllezërit Edmond dhe Robert Budina, janë konfirmuar së fundmi të prekur nga Covid-19.
Edmond dhe Robert Budina janë dy nga përfaqësuesit kryesorë të Aleancës për Teatrin, të cilët në javët e fundit kanë udhëtuar në qytete të ndryshme të vendit, ku kanë organizuar tubime dhe mbledhje firmash për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.
Menjëherë pas publikimit të lajmin për infektimin e vëllezërve Budina, ka reaguar edhe kryeministri Rama me anë të një postimi në Twitter, Rama shpreh keqardhje, ndërsa thekson se neglizhenca ndaj rregullave duhet të jetë maksimale.
“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave”, mbyllet postimi i Ramës.