Këshilli Islam Waqf në Jeruzalem ka njoftuar se kompleksi i shenjtë Al-Aksa, i vendosur në Jeruzalemin Lindor, nuk do të jetë i hapur për lutje gjatë muajit të agjërimit – Ramazanit, si pjesë e masave të marra për të parandaluar infeksionin koronar.
“Duke marrë parasysh pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, Këshilli vendosi të mos e hapë Al-Aksa-në për adhurime gjatë muajit të Ramazanit”, thuhet në deklaratë.
U tha gjithashtu se vendimi ishte marrë në përputhje me fetwat-të e mëparshme dhe rekomandimet e profesionistëve.
Më 22 mars, Autoriteti Islam Waqf në Jeruzalem vendosi të mbyllte plotësisht Al-Aksa-në, me qëllim që të parandalonte përhapjen e infeksionit.
Kjo është hera e dytë, që nga ekzistenca e saj shekullore, që vendi i tretë i shenjtë e botës islame, pikërisht kompleksi Al Aksa, mbyllet për besimtarët.
Hera e parë ndodhi më 21 gusht 1969, kur kësaj xhamie të famshme iu vu zjarri nga ekstremisti hebre Michael Dennis Rohan.
Sipas palës palestineze, të paktën 81 persona janë diagnostikuar me COVID-19 në Jeruzalemin Lindor.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit tregojnë se 140 njerëz kanë ndërruar jetë në vend si rezultat i infeksionit, ndërsa 12.591 janë infektuar.