Salar de Uyuni është pjesë e Altiplano e Bolivisë në Amerikën e Jugut. Altiplano është një rrafshnaltë e lartë, e cila u formua gjatë ngritjes së maleve të Andeve.
Historia gjeologjike e Salar është e lidhur me një transformim vijues midis disa liqeneve të gjera.
Salar de Uyuni nuk është vetëm rrafshina më e madhe e kripës në botë, por ajo është njëherësh edhe pasqyra më e madhe dhe më e saktë në botë.
Për shkak të madhësisë dhe nivelit të litiumit, kur bie shi, e gjithë rrafshina shndërrohet një pasqyrë gjigante, e cila e reflekton qiellin, me një ndryshim me një përqindje shumë të vogël.
Kjo rrafshinë e vjetër rreth 40.000 vjet, në të cilën dikur ishte liqeni Minchin, zë një sipërfaqe prej 12.000 kilometra katrorë.
Me kalimin e kohës, ky liqe është tharë, ndonëse në afërsi kanë mbetur ende dy liqene: Uru Uru dhe Poopó. Sipas disa supozimeve, në këtë rrafshinë ka rreth 10 miliardë ton kripë, prej të cilave çdo vit njerëzit marrin rreth 25.000 ton.
Po të vizitoni Salar de Uyuni në Bolivi do të ndjeheni sikur jeni në një tjetër univers.