I konsideruar si vendi me biodiversitetin më mahnitës në Europë dhe një nga vendet me natyrën më të qëndrueshme në planet për vitin 2016, Sllovenia ka rezerva të mëdha të mbrojtura dhe parqe të shumta përgjatë një topografie të rrafshët, pyjeve të dendura dhe 22,000 specie nga flora dhe fauna.
“Sllovenët kanë qenë gjithmonë të lidhur ngushtë me tokën”, thotë Jana Apih themeluesja e një agjencie udhëtimi me bazë në Lubjanë. “Gjatë gjithë historisë, ne ishim thjesht fshatarë, toka ishte çelësi për mbijetesën tonë. Unë zakonisht them që kemi një ADN të gjelbër, sepse gjëja më e keqe që një slloven mund të mendojë është të shkatërrojë natyrën. Kjo është arsyeja pse gati 40 përqind e Sllovenisë është e mbrojtur”, thotë ajo.
Përgjatë shekujve, disa prej perandorive më të fuqishme të Europës, përfshirë atë romake, bizantine dhe austro-hungareze lanë gjurmët e tyre mbi Slloveni.
Gjeografikisht, Sllovenia pozicionohet mbi pllakën e Adriatikut. Kjo valë tektonike formon një peizazh unik, të shtrirë dhe të rrethuar nga Alpet në veriperëndim, në Dinariket në jug dhe Detin Adriatik në jugperëndim.