Muzeu “Aya Sofia” në Stamboll, ndryshe ish-katedralja e famshme e Shën Sofisë, simbol i Kostandinopojës së rënë shekuj më parë, do të kthehet në xhami. Kjo u bë e ditur nga presidenti Erdogan
“‘Aya Sofia’ nuk do të quhet më muze. Statusi i tij do të ndryshojë. Do ta quajmë xhami”, tha Erdogan gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv.
Ai përmendi heshtjen e disa zyrtarëve të huaj lidhur me sulmet izraelite ndaj Xhamisë Al-Aksa, duke thënë se “ata që heshtin kur sulmohet Mexhid al-Aksa, nuk mund të na tregojnë çfarë të bëjmë lidhur me statusin e ‘Aya Sofisë’”.
“Aya Sofia”, e cilësuar si “Mrekullia e Tetë e Botës” nga historianët, është një nga muzetë më të vizituar në botë në aspektin e historisë së artit dhe arkitekturës.
Ajo u përdor si kishë për 916 vjet. Në vitin 1453, ajo u shndërrua në xhami nga Fatih Sulltan Mehmeti kur osmanët morrën Stambollin.
Pas restaurimit gjatë epokës osmane, “Aya Sofia” u bë një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës botërore – raporton AA.