Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që vendosi të dërgojë në rigjykim në Shkallë të Parë çështjen për drejtimin e Partisë Demokratike.
Sipas Metës, ky ishte një akt i paralajmëruar nga Rama “përmes gjykatës së kapur, por që nuk e ndryshon dot fatin e tij”.
Meta e ka cilësuar Ramën frikacak të tmerruar nga zgjedhjet që do të nxjerrin fitimtare opozitën përballë tij.
“Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij. Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet!”, është shprehur në reagimin e tij kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.