Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar një ogur të mirë për demokratët vendimin e Gjykatës së Apelit e cila dërgoi për rigjykim çështjen se kush do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Alibeaj u shpreh se tashmë demokratët duhet të lenë pas grindjet dhe pakënaqësitë dhe të bashkohen kundër regjimit të Edi Ramës
“Vendimi sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë.
Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrëveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.
Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve.
Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te përballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur”, shkruan Alibeaj.