Politika Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, Basha: Tani radhën e ka SPAK

Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, Basha: Tani radhën e ka SPAK

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese vjen reagimi i parë nga kreu i Partisë Demokratike.

Kreu i opozitës ka publikuar një mesazh të shkurtër në Facebook nëpërmjet të cilit kërkon veprimin e SPAK pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK!”, shkruan Basha, ndërsa Partia Demokratike ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Gjykata Kushtetuese publikoi pak më parë vendimin për Teatrin Kombëtar. Gjykata bën me dije se ka rrëzuar ligjin special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe kalimin nga qeveria në pronësi të Bashkisë së Tiranës të truallit të Teatrit.

Nga vendimi i sotëm pezullohet ndërtimi i godinës së re të teatrit, për të cilën vendimi u mor këtë javë. Por nuk u arritën votat për rrëzimin e vendimit të Këshillit Bashkiak që miratoi shembjen e teatrit.