Vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar është bërë shkak për një tjetër përplasje mes kreut të PD dhe deputetit Flamur Noka. N
ë mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, deputeti është shprehur se Basha ka përçarë anëtarësinë e PD me vendimin për përjashtimin e Berishës.
Flamur Noka: T’i japim zgjidhje çështjes Berisha se kjo është kryesorja, pastaj Komisionet dhe Strategjia në Parlament. Me vendimi që ke marrë i ke fut thikë pas shpinës PD. Ne të bashkuar dhe s’e rrëzuan dot Ramën si do ja bëjmë tani që e ke përçarë anëtarësinë. Ke marrë vendim anti-statutor me Kushtetutën e partisë. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD-në e bashkuar. Çdo vendim në kundërshtim me vullnetin e shumicës, e përçan partinë. Me këtë vendim e ke futur PD në një rrotullim pa kthim. Për vendimin duhet të ishte thirrur Kuvendi Kombëtar.
Kryedemokrati Basha tha në mbledhje se vendimi për largimin e Berishës nuk ka më kthim pas dhe se kërkesa për përjashtimin e ish-Kryeministrit ka ardhur nga zyrtarët e lartë të SHBA.
Lulzim Basha: Mos thoni gjysmë të vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qenë më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t’ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partinë. Në PD, nuk do të lejoj dhe nuk do të ketë grupime kundër amerikane. Ky është vendimi në interes të demokratëve. Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas. Pastaj ka një keqlexim që bëhet ose interpretohet në media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalët më të mira. Por siç ka deklaruar edhe vete ai do të ndjek procesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të dalë në shesh do të qëndroj jashtë grupit. Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shume mire edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marr vesh kurrë. Vendimi nuk ka më kthim pas. Nuk mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend sepse s’mund të ketë Kuvend anti-amerikan.