Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se vendimi për pranimin e kërkesës së Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar nga ana e gjyqtarëve është një skandal.
Në një dalje për mediat, pak minuta pas ministres Gjonaj, Lleshaj tha se trupa e gjyqtarëve ashtu si dhe klientët e ka vendin pas hekurave.
Lleshaj deklaroi se nuk do të ketë paqe për Policinë e Shtetit deri sa vendimi të zhbëhet nga Gjykata e Lartë.