Charlie Lello, një 29-vjeçare nga Hertfordshire, bleu vezë në supermarket dhe i futi në një inkubator si një eksperiment.
Zonja Lello, e cila normalisht punon si menaxhere e dyqaneve ndihmëse, e mori idenë pasi pa një klip të ngjashëm në Facebook.
“Ndërsa isha në Waitrose, pashë vezë rose dhe mendova se mund të funksionojë edhe me ta. Por nuk prisja shumë nga vezët e supermarketit. Atpo transportoheshin me kamion, qëndronin në rafte kush e di se sa njerëz i kapnin”, tha Lello për BBC.
Por pas një muaji ajo u befasua; dëgjoi zhurmën e çarjes dhe rosat filluan të çelin.
Lello theksoi se ishte një përvojë e mahnitshme të shihte se si ato po dilnin, por tha se nuk do ta bënte përsëri.
Ajo i quajti Beep, Peep dhe Meep.
Një zëdhënës i Waitrose tha që vezët e fekonduara të rosave ishin të sigurta për t’u ngrënë dhe “plotësisht të pandashme” nga vezët normale përveç nëse inkubohen.