Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vendosja e dy pajisjeve GPS në dy automjetet e shtetasit Eris Çekani mëngjesin e sotëm në Pogradec.
Mësohet se në dëshminë e tij në polici, Çekani është shprehur se ka dyshime se GPS është porositur nga një grup personash, konkretisht vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, shtetasi Mario Xhangolli dhe shtetasja Jona Duka (e dashura e Brianit).
Dyshimet e pronarit të mjeteve lidhen me këta persona pasi ai konflikt të hapur prej disa kohësh me ta. Ai ka deklaruar se janë të vetmit që dyshon për këtë ngjarje, pasi nuk ka konflikt me askënd tjetër veç 4 shtetasve të lartpërmendur. Dy vëllezërit Syzo janë të shpallur në kërkim disa muaj më parë, për shkak të një konflikti.
Nga kamerat e sigurisë është e vështirë të identifikohet personi që i ka vendosur pajisjet poshtë dy mjeteve, pasi sipas informacioneve ai ka qenë i maskuar.