Në dy bashki të vendit do të nis zbatimi i një projekti për përmirësimin e kushteve të strehimit të komunitetit rom. Shqipëria është një nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të aplikojw këtë projekt të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
“Më pak se një milion romë jetojnë në këtë rajon, dhe ne nuk kemi të dhëna të sakta për situatën e tyre të strehimit. Mendohet se rreth 30% e banesave të familjeve rome nuk janë të lidhur me kanalizimet, 23% nuk kanë furnizim me ujë nga ujësjellësi, dhe 30% nuk kanë strukturë sanitare. Ne besojmë se duke pasur të dhëna të sakta mbi situatën e strehimit të romëve në terren, mund të ecim përpara me veprime konkrete siç është legalizimi i vendbanimeve informale dhe ndërtimi i banesave sociale, si një hap tjetër. investim shumë i shtrenjtë, por besojmë fuqimisht se legalizimi është zgjidhja më e përballueshme dhe më e lehtë për të siguruar strehim të qëndrueshëm për romët“, tha Orhan Usein, Drejtuesi i Ekipit të Projektit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për Integrimin e Romëve në Konferencën Rajonale për Strehimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor, që u mbajt në Sarajevë
Ky projekt për Integrimin e komunistet Rom është pjesë e angazhimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Zgjerimit të BE-së.