Tashmë për të hyrë në Venecia vizitorët duhet të paguajnë një biletë hyrje, që varion nga 2.5-5 euro, në varësi të stinës.
Por tarifa mund të arrijë edhe në 10 euro në periudhat e pikut të sezonit turistik.
Vendosja e kësaj tarifë mund të krijojë probleme për anijet e mëdha turistike duke ndikuar negativisht në turizmin e masave.
Ashtu sikurse ndodh tashmë në vende të tjera turistike ku taksa e hyrjes është parashikuar prej vitesh, turistët do të duhet të paguajnë bashkë me biletat e avionit apo anijes këtë shtesë që më pas vetë kompanitë do t’ia kalojnë bashkisë, shkruan “La Reppublica”.
Administrata beson se mund të përfitojë të ardhura shumë më të mëdha sesa nga taksa e turizmit që ekziston aktualisht.