Pavarësisht se nuk e besoni çorapet e gjata dhe getat janë një nga detajet e veshjes, që iu bëjnë të dukeni më sensuale. Nëse zgjidhni modelin e duhur ata nxjerrin në pah, pjesën me delikate dhe elegante: këmbët. Ne ju sugjerojmë stilet më tërheqëse
Dantella
Kanë pamje sensuale teksa sheh vizatimet klasike të dantellës mbi lëkurë. Çorape të përshtatshme jo veç për veshje vajzërore, por edhe për pamje chic mbi 40 vjeçe.
Rrjetë
Dedikuar atyre që duan të eksperimentojnë me stilin kryesisht rock dhe punk, ideale për t’u kombinuar me veshje prej lëkure, por edhe minifunde me ngjyra. Provojeni!
Me ngjyra
Provoni një nga tendencat më të mëdha të sezonit. Mos kini frikë të zgjidhni një palë geta kaq provokuese këtë sezon, pasi janë një sfidë përpos stilit të zakontë.
Pambuk
Kanë stil komod, dizajnuar me motive trikoje dhe ideale për këmbët gjatë dimrit. Edhe pse nuk kanë shkëlqimin e atyre tradicionale, janë të rehatshme e të ngrohta.
Me pika
Trendi që nuk ka munguar janë pikat: përshtaten me stilin e punës dhe të diskotekës, kjo pasi gama e tyre e pafundme varion nga fosforeshentet deri tek më solidet.