Prej shekujsh, veshjet kanë qenë të tjetërsuara nga njerëzit, për shkak të pikëpamjeve të ndryshe si gjinia, klasa shoqërore, raca e të tjerë. Një ekspozitë e re në Institutin e Teknologjisë së Modës në New York tregon se veshjet kanë më shumë fuqi nga sa mendojmë ne.
“Gjithmonë ka qenë me interes që veshjet t’i përshtateshin modës”, thotë Emma McClendon kuratore e kompanisë Power Mode: Force of Fashion.
E bardha është menduar gjithmonë një veshje për femrat dhe kjo ngjyrë tek meshkujt dukej absurde. Por, disa fushata të guximshme për barazi në SHBA dhe Europë, vendosën të ndryshojnë këtë ide.
Në një epokë para-digjitale, dizajnerë si Kathearine Hamnett dhe Patrick Kelly ishin të vetëdijshëm për ndikimin që koleksionet do të kishin duke promovuar një mesazh. Për shembull gjatë takimit të saj me kryeministren Margaret Thatcher, Hamnett veshi një bluzë të thjeshtë por me mëngë shumë të fryra. Në atë kohë njerëzit nuk kishin parë një veshje të tillë.
Stilistë të ndryshëm shpesh herë i referohen bluzave të zeza të protestuesve në Hong Kong dhe jelekëve të verdhë në Francë, si simbolet më të fuqishme që njerëzit do të mbajnë mend nga këto protesta të mëdha.
Gjatë muajit mars në nder të ditës së grave, Dior nxori në treg një T-shirt ku shkruhej “Ne të gjithë duhet të jemi feministë”. Drejtoresha e parë femër e Dior, Maria Grazi Shiuri shpjegoi se kjo veshje do të tregonte edhe një herë se shtëpia me famë ishte krijuar nga gratë për gratë.
Qasjen për të ndikuar tek njerëzit me anë të veshjeve e kemi parë edhe tek marka e Kerby Jean-Raymond’s Pyer Moss, pronari i markës, duke lobuar kundër paragjykimeve racore, në sfilatën e tij të fundit, prezantoi një linjë xhaketash të zeza me dizenjo të ndryshme, ndërsa tha: “Tashmë kemi një stilist të zi në kompani”.
Telfat është një tjetër markë që ka ndjekur këtë ide. Ajo synon të ndryshojë mendësinë e njerëzve për sa i përket ndarjes gjinore në modë. Kompania sjell në treg një çantë të thjeshtë, me ngjyrë mjalti të ëmbël e quajtur çanta “Bushwick Birkin”. Çantën mund ta përdorin të gjithë pa dallime gjinie.
Është e qartë se njerëzit do të vazhdojnë të shprehin kundërshtimin e tyre përmes asaj që ata veshin. Dhe shtëpitë më të mëdha të modës duhet të nisin të pranojnë këtë mjedis të ri. Produktet që motivojnë njerëzit duhet të zhvillohen sa më shumë.