Aktualitet Vetëdorëzohet në polici Renato Milloshi, dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Elton...

Vetëdorëzohet në polici Renato Milloshi, dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Elton Çiços

Është vetëdorëzuar në polici, mbrëmjen e sotme, Renato Milloshi i shpallur në kërkim si një nga autorët e vrasjes së Elton Çiços mbrëmjen e dy majit brenda bar “De Niros” në Tiranë.

Renato Milloshi është djali i të ndjerit Hysni Milloshi, politikan.

Viktima ishte ulur në një tavolinë ku ndodheshin dy miq të tij, njëri me profesion oficer policie dhe tjetri mjek, dhe në praninë e një gazetari të kronikës.

Sikundër u konstatua edhe nga pamjet filmike të kameras së sigurisë brenda lokalit, atentatori trupmesatar ishte i mirëinformuar për objektivin, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi.

26 ditë pas vrasjes policia bëri të ditur emrat e personave të dyshuar si ekzekutues të Çiços.

Ata janë Renato Milloshi dhe Jani Alia.

Tashmë mbetet në kërkim vetëm ky i fundit.