Pas rreth dy javësh në arrati është vetëdorëzuar në polici Dritan Ymeri, 29 – vjeçari i cili vrau me armë zjarri fqinjin e tij Ilir Alija.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 1 Korrikut, pas një konflikti me dy fqinjëve që jetonin në një godinë në lagjen “Qemal Stafa” të Shkodrës.
40 – vjeçari Alija, me profesion mjek u vra me armë Ymeri në sy të bashkëshortes dhe djalit 16-vjeçar. Gjithçka kishte nisur për shkak të një ndërtimi që mjeku po kryente në tarracën e përbashkët të ndërtesës.
“Pas kontrollove të shumta të kryera nga forcat policore, pamundësisë për t’u larguar falë masave të marra nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtoritë Vendore të tjera të Policisë, si dhe pas negociatave të pandërprera me familjarët, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, autor i vrasjes së shtetasit I. A., ngjarje e ndodhur më datë 01.07.2017, shtetasi Dritan Ymeri, 29 – vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër“, thotë policia në një njoftim të sajin.