Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura brenda banesës së tyre.
Trupat e pajetë janë gjetur në një banesë në Kombinat pranë shkollës “Myslym Keta”.
Viktimat janë Zhaneta Josifi 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe.
Brenda apartamentit u gjet në gjet në gjendje të rëndë edhe vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi 34 vjeç, e cila është dërguar në spital.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Paraprakisht hetuesit dyshojnë se nënë e bijë mund të jenë vetëflijuar.
Sipas Policisë së Tiranës, njoftimi është dhënë nga vëllai i Zhaneta Josifit, i cili njoftoi Komisariatin Nr.6 duke i thënë se motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën.
Nëna dhe vajzat jetonin të vetme, pasi bashkëshorti i 56-vjeçares dhe babai i dy motrave është ndarë nga jeta kohë më parë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, të cilat kanë rrethuar zonën.
Trupat e pajetë të dy të ndjerave do të dërgohen në morg, ku do të bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.